image Gjenden nëntë granata dore në Prizren

Siguri

Gjenden nëntë granata dore në Prizren

news image

Një person të dielën rreth orës 08:50, ka raportuar në polici për mjete të dyshuara të pashpërthyera në Prizren.

Njësitet policore pas pranimit të informacionit kanë dal në vendin e ngjarjes në të cilën kanë gjetur nëntë granata dore.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar.

Kurse, tetë të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurt për trajtimin të mëtejshëm. /GazetaSinjali/