Disa persona kanë raportuar në Polici se deri sa kanë qenë duke punuar në tokë kanë hasur në disa eshtra që dyshohet se janë të njeriut.
Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30 në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Siç merr vesh Sinjali, njësit përkatëse policiore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kurse njësitë për krimet e luftës do të dalin sot për tërheqjen e mbetjeve mortore.
Rasti është duke u hetur nga organet kompetente./Gazeta Sinjali/