image Gjenden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Kosovë

Gërmime/ Gjenden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin luftës së fundit

news image

Në varrezat e qytetit në Prizren, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë së paku të një personi.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka thënë se gërmimet në lokacionin në të cilin ekspertët kanë gjetur sot mbetjet, kanë qenë në kuadër të planifikimeve për këtë javë.

Ai ka bërë të ditur se këto mbetje janë zhvarrosur dhe se pritet të vazhdohet me procedurat për të ditur se kujt i takojnë ato.

“Lokacioni ka qenë në kuadër të planifikimeve për këtë javë, është lokacion në kuadër të hapësirës së varrezave të qytetit të Prizrenit. Është punuar që disa muaj në të, është siguruar urdhëresa me kohë, dhe ekspertët kanë gjetur mbetje që dyshohet të jenë të paktën të një personi. Pra, vendi ka qenë i dyshuar”, tha Gara.

Gara po ashtu ka bërë të ditur që nesër do të vazhdohet me gërmime në Mitrovicë, të varrezat myslimane, lokacion i cili është shënjuar dhe për të cilin është caktuar urdhëresa që të vazhdohet me gërmime.

Mbetje mortore të një personi që dyshohet se i përket luftës së fundit në Kosovë, është gjetur edhe në varrezat e Zhabarit të Mitrovicës. Trupi është gjetur të premten nga qytetarët, gjatë ceremonisë së varrimit të një banori në këto varreza.

Sipas Garës, janë mbi 20 lokacione që janë proceduar gjatë këtij viti brenda territorit të Kosovës./Sinjali/