image Gjenden dy bomba italiane në Skenderaj, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja

Kosovë

Deminim/ Gjenden dy bomba italiane në Skenderaj, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja

news image

Orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Kajtaz Koca” në fshatin Polac të Skenderajt janë gjetur dy mjete shpërthyese në një livadh.

Pas raportimit të këtij rasti, është mësuar se mjetet shpërthyese ishin bomba italiane.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, njësitë e KFOR-it dhe të FSK-së për deminim kanë arritur që në mesditë ta bëjnë shpërthimin e bombave.

Pas kësaj, të gjitha njësitë janë larguar nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/