image Gjenden 2 bomba dhe 130 fishekë të vjetër në Koshare, intervenon KFOR-i e FSK-ja

Kosovë

Siguri/ Gjenden 2 bomba dhe 130 fishekë të vjetër në Koshare, intervenon KFOR-i e FSK-ja

news image

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në Koshare të Ferizajt janë gjetur dhe konfiskuar dy bomba dore dhe 130 fishekë të vjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, fillimisht, pasditen e djeshme rreth orës 16:10 u gjet bomba e parë dhe 30 copë fishekë të vjetër, të cilat janë tërhequr nga KFOR-i dhe njësiti i FSK-së për deminim, pas sigurimit të vendit nga njësiti policor.

Pas më shumë se dy orësh, saktësisht në orën 18:30 të ditës së djeshme, po në Koshare, janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy bomba të tjera dore dhe 100 copë fishekë të vjetër, të cilat po ashtu janë tërhequr nga KFOR-i dhe njësiti i FSK-së për deminim./Gazeta Sinjali/