Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se 543 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor gjatë këtij vikendi që shkoi, shkruan Gazeta Sinjali. Nga ky numër i përgjithshëm, 55 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Pejës janë kryer 14 operacione, ndërsa janë kryer 15 lindjem prej tyre 8 kanë qenë normale ndërsa 7 me prerje cezariane. Kanë lindur 15 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore, ngase dy lindje kanë qenë binjake.
345 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 mijë e 380 analiza./Gazeta Sinjali/