Rreth 30 mijë persona kanë hyrë dhe kanë dalur nga Kosova vetëm gjatë vikendit. Nga të dhënat e Policisë së Kosovës, janë realizuar më së shumti hyrje e dalje nga Shqipëria e Serbia.
Ndërsa, vendkalimi me më së shumti fluks ka qenë Vërmica, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të Policisë, mbi 10 mijë persona kanë hyrë e dalë nga Kosova përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë.
Numri i qytetarëve që kanë hyrë e dalë nga Kosova për në Serbi shkon në rreth katër mijë. Ndërkohë, përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, kanë hyrë e dalë mbi 800 persona.
Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje ka njoftuar se nga e hëna do të largohet masa e vetizolimit si dhe do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.
“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF’së të vendosura në pikat kufitare. MSH do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi i lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetes dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”, ka thënë Zemaj. /Gazeta Sinjali/.