image Gjatë shugurimit në Cetinje të Malit të Zi këndohet kënga “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” (VIDEO)

Rajon

Gjatë shugurimit në Cetinje të Malit të Zi këndohet kënga “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” (VIDEO)

news image

Protestat nga qytetarët malazezë që kërkojnë që riti të zhvendoset në një vend tjetër po vazhdojnë, ndërsa tensionet vetëm sa janë rritur.

Mali i Zi, konkretisht qyteti i Cetinjes është duke u përballur me demonstrata ku është tentuar të ndalet shugurimi në Manastirin e Cetinjes.

Pavarësisht tentimeve për ta ndaluar, shugurimi është mbajtur në manastirin “Metropolitan Joanikije”.

Gjatë shugurimit nga Cetinje, në adresë të Gazetës Sinjali, një sinjalizues ka dërguar video ku dëgjohen rreshtat e këngës nacionaliste të Kishës Ortodokse Serbe: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Kjo këngë është kënduar nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe në ceremoninë inauguruese në Mal të Zi./GazetaSinjali/