image Gjatë ditës pritet të dalin rezultatet edhe për 10 të dyshuar me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Gjatë ditës pritet të dalin rezultatet edhe për 10 të dyshuar me koronavirus

news image

Gjatë ditës së sotme pritet të dalin rezultatet e analizave edhe për 10 persona që dyshohet se janë të infektuar me koronavirus.

Këtë e ka thënë në një prononcim për media infektologu Salih Ahmeti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Deri më tani i kemi dhjetë, ndërkohë nëse ka ndonjë rast të dyshuar, numri i tyre mund të shtohet”, ka thënë Ahmeti.

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 86, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht raportohet se është shëruar edhe 1 person./Gazeta Sinjali/