image Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 46 aktakuza ndaj 56 personave

Drejtësi

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 46 aktakuza ndaj 56 personave

news image

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 46 aktakuza kundër 56 personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore nëntë persona të dyshuar janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza, kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy personave, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy personave, kërkesë për ekzaminimin psikiatrik për dy persona, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale./Gazeta Sinjali/