image Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Kharkiv

Botë

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Kharkiv

news image

Rusia ka vrarë të paktën 8 persona në Kharkiv gjatë 24 orëve të fundit, thonë autoritetet ukrainase.

Të paktën tetë persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse të zonave të banuara në qytetin verilindor të Kharkivit gjatë 24 orëve të fundit, tha në një deklaratë të hënën Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës, shkruan CNN.

Shërbimi i Emergjencës tha se një shpërthim me bombë ndodhi rreth orës 19:15 duke rrënuar plotësisht ose pjesërisht ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa t ë administratave, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte.

Gjithashtu ka pasur zjarre në shkallë të gjerë në 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qytetit, tha Shërbimi i Emergjencave.

Rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit gjatë zjarreve. Autoritetet janë ende duke mbledhur informacione për viktima të tjera të mundshme.

/GazetaSinjali/