Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve janë shënuar gjashtë vdekje dhe 183 raste të reja me COVID-19 kurse janë shëruar 1 mijë e 731 persona.
Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 442 mijë e 600 testime për koronavirus, prej të cilëve 90 mijë e 654 kanë rezultuar pozitivë, 2 mijë e 785 kanë vdekur, 78 mijë e 154 janë shëruar kurse 9 mijë e 715 janë ende raste aktive. /Gazeta Sinjali/