image Gjashtë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika – Prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi

Gjashtë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika – Prokuroria kërkon paraburgim

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ngjarje që ndodhi më 1 prill në Kaçanik, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka pritet të dalin sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku nga ora 13:00 do të mbahet seanca dëgjimore.

Një ditë më parë, i mituri Rejan Bela, i identifikuar si i dyshuari kryesor për kryerjen e vrasjes, është vendosur në paraburgim për një muaj, me vendim të Departamentit për të Mitur pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

/GazetaSinjali/