image Gjashtë raste të dhunës familjare lajmërohen brenda 24 orëve, pesë prej tyre ku burri rrahu gruan

Siguri

Gjashtë raste të dhunës familjare lajmërohen brenda 24 orëve, pesë prej tyre ku burri rrahu gruan

news image

Të shpeshta janë raportimet për dhunë në familje përgjatë kohës së fundit.

Përpos atyre të cilat ndodhin dhe nuk raportohen në 24 orëshin e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në territorin e Kosovës.

Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, dy të tjera në Prizren dhe një tjetër në Gjilan.

Duhet përkujtuar që shumë nga këto raste ishin dhunë nga bashkëshorti në drejtim të gruas.

Llojet e dhunës nga burri te gruaja ishin sulme fizike, ushtrim i dhunës psikike dhe nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike.

DHUNË FAMILJARE

• Prishtinë 21.08.2021 – 15:00. Më 25.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

• Prishtinë 24.08.2021 – 18:00. Më 25.08.2021 viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

• Prizren 25.08.2021 – 20:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Me sugjerim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në ndalim policor dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

• Prizren 25.08.2021 – 19:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj të birit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

DHUNË FAMILJARE

Gjilan 25.08.2021 – 17:00. Viktima femër kosovare ka informuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE

Fsh. Bervenik, Podujevë (NN) 21.08.2021 – 15:55. Në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/