Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Prishtinës, ku për pasojë gjashtë persona pësuan lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosovës dhe ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”.