image Gjashtë persona lëndohen rëndë në një aksident trafiku në Drenas

Siguri

Gjashtë persona lëndohen rëndë në një aksident trafiku në Drenas

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident gjashtë persona kanë marrë lëndime të rënda.

Ajo bëri të ditur se ata janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/