Një mosmarrëveshje familjare për çështje banimi ka eskaluar në Gjakovë, duke çuar në arrestimin e njërit prej vëllezërve.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në fshatin Dol, ku pas një konflikti verbal, i dyshuari me inicialet Gj.L., rreth 42-vjeçar dyshohet se ka dëmtuar derën e shtëpisë së vëllait të tij dhe e ka ofenduar atë.
Sipas informatave, viktima D.L., rreth 47-vjeçar nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.
Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar është dërguar në ndalim për 48 orë.
Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.
Një konflikt për banimin mes dy vëllezërve përfundoi me arrestim dhe procedurë penale në Gjakovë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!