Një person është therur me thikë dhe një tjetër është lënduar gjatë një përleshje në Gjakovë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai për Sinjalin ka thënë se përleshja ka ndodhur afër gjimnazit “Hajdar Dushi”.
“Përleshje mes qytetarëve në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi”- Gjakovë. Rreth orës 11:30. Është përdorë mjet i mprehtë (thikë). Të lënduar dy persona, njëri është transferuar në spitalin rajonal”Isa Grezda”, tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor. Në vendngjarje ka dalë policia. Hetimet jane në zhvillim“, ka thënë ai.