image Gjakovë: Ngjarje e dhimbshme në familjen Zenelaj, 52-vjeçari gjendet pa shenja jete para shtëpisë

Siguri

Gjakovë: Ngjarje e dhimbshme në familjen Zenelaj, 52-vjeçari gjendet pa shenja jete para shtëpisë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Ilir Hoxha” në Gjakovë, ku një burrë u gjet i vdekur para shtëpisë së tij. Familja Zenelaj u tronditën kur e gjetën të shtrirë 52-vjeçarin dhe e njoftuan menjëherë Policinë e Emergjencën, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Behar Zenelaj, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se i ndjeri kishte vdekur.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes’, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.

/GazetaSinjali/