Dështimi i institucioneve të drejtësisë për të vepruar në mënyrë efektive konsiderohet se po e përshkallëzon dhunën në familje. Shumë gra vendosin t’i ndajnë rrugët me burrat abuzivë, por as në këtë formë nuk arrijnë të shpëtojnë nga problemet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në hall me ish bashkëshortin e saj është edhe një grua nga Gjakova, e cila ka kërkuar së fundmi ndihmën e Policisë.
Bazuar në informacionet e para, ish burri i saj i ka dalë shkuar te shtëpia e saj, në gjendje të dehur – duke e ofenduar e sharë e madje i ka shkaktuar edhe dëme në shtëpi.
Përballë kësaj situate, e shqetësuar dhe e frikësuar viktima e ka raportuar rastin dhe si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë kryer procedurat e tjera.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe inicimin e hetimit.