image Gjakovari vjedh pije alkoolike në vlerë të 2 mijë eurove në një qendër tregtare

Drejtësi

Gjakovari vjedh pije alkoolike në vlerë të 2 mijë eurove në një qendër tregtare

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se kishte vjedhur pije alkoolike në vlerë të 2000 eurove, në një qendër tregtare në Gjakovë.

Sipas Policisë, rastin e ka denoncuar punëtori i sigurimit të qendrës “Nertili”, pasi kanë vërejtur se po mungojnë pijet, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi janë shikuar kamerat e sigurisë, Policia njofton se kanë vërejtur të dyshuarin, i cili herë pas here kishte shkuar në këtë qendër me rroba te ndryshme dhe kishte vjedhur pijet.

I dyshuari edhe sot kishte vjedhur 2 shishe ‘Jack Daniels’ me vlerë 160 euro, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

/GazetaSinjali/