image Gjakovari nuk zbaton urdhrat dhe kërcënon policin në një pikë kontrolli, përfundon në pranga

Siguri

Gjakovari nuk zbaton urdhrat dhe kërcënon policin në një pikë kontrolli, përfundon në pranga

news image

Zyrtarët policorë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme, që në shumicën e rasteve motivet lidhen edhe me punën e tyre zyrtare. Ngjarje të tilla ndodhin gjatë kohës kur policët janë me uniformë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Gjakovë, ku një person është arrestuar pasi e ka kërcënuar një zyrtar policor në detyrë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën Gasper Karaqi.

Sinjali mëson se në një pikë kontrolli, i dyshuari kishte refuzuar urdhrat nga polici dhe më pas e kishte kanosur atë.

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Me vendim të Prokurorit, rasti është incuar si “Kanosje”.

/GazetaSinjali/