image Gjakovari kërkon ndihmë në Polici, raporton se gruaja ushtroi dhunë ndaj tij: Më kafshoi në duar...

Siguri

Gjakovari kërkon ndihmë në Polici, raporton se gruaja ushtroi dhunë ndaj tij: Më kafshoi në duar…

news image

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë ndaj tij pas disa mosmarrëveshjeve lidhur me punët e shtëpisë dhe mysafirët e familjes.

Siç merr vesh Sinjali, gruaja e dyshuar fillimisht e ka sharë dhe ofenduar bashkëshortin e saj, e më pas dyshohet se e ka kafshuar në duar – ku edhe eskaloi situata.

Policia është njoftuar për rastin nga burri dhe si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/