image Gjakovari denoncohet nga fqinji se ia qëlloi me pushkë gjuetie pëllumbin: E gjuajta se mi prishke pemët

Siguri

Gjakovari denoncohet nga fqinji se ia qëlloi me pushkë gjuetie pëllumbin: E gjuajta se mi prishke pemët

news image

Një 68-vjeçar në rrugën “Fehmi Agani” të Gjakovës ka përfunduar dje në Polici pasi u denoncua se ka gjuajtur me pushkë gjuetie një pëllumb, të një fqinji, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është raportuar në Polici dhe si rezultat një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga dy palët. Burimet nga Prokuroria thonë se i dyshuari ka deklaruar se pëllumbi të cilin e ka qëlluar me armë ia ka prishur pemët në shtëpinë e tij dhe i mllefosur ka gjuajtur.

Për pasojë, pëllumbi është lënduar, ndërkohë që arma e përdorur prej të dyshuarit është konfiskuar nga njësiti policor.

Lidhur me këtë rast, sipas të njëjtave burime, pasi Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni, ka marrë vendim për inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

/GazetaSinjali/