Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e objektit të Zyres së Punësimit në Komunën e Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Operatori ekonomik “Rexha shpk” është fitues i këtij tenderi që kap shifrën prej 169,921,34 euro.
Kompania në fjalë ka dhënë çmimin më të ulët, ndërsa kohëzgjatja e kësaj kontratë është rreth 7 muaj.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 202,515 euro ndërsa u ekzektua përmes procedurës së hapur.