Rep-artisti Getoar Selimi është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me reperin Majk, “Hajde te baba”.
Dyshja kanë paralajmëruar së shpejti edhe publikimin e albumit me titull “Vaksina”, që do të jetë i gatshëm për fansat në vitin 2021.
Geti përndryshe vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, ai i befasoi fansat teksa publikoi një fotografi duke bërë një punë jo të zakonshme për të.
Ai ka pozuar në një studio argjilore, duke provuar të të krijojë vazo nga materiali i argjilës./Gazeta Sinjali/