Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar 4 Korrikun me himnin kombëtar amerikan të cilin e këndoi këngëtarja Alma Bektashi bashkë me ambasadorin Jeff Hovenier gjatë festës së organizuar në ambasadë të martën.
“Gëzuar 4 Korriku! Këtu është Himni Kombëtar performuar nga Alma Bektashi dhe Ambasadori Hovenier në Pritjen e Ditës sonë të Pavarësisë këtë javë”, ka shkruar ambasada.
Gjatë këtij interpretimi në skenë prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
Happy July 4th! Here’s the U.S. National Anthem performed by Alma Bektashi and Ambassador Hovenier at our Independence Day Reception earlier this week. pic.twitter.com/jCrdnDnldO
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 4, 2024