image Gërxhaliu: Pas Covid-19, Kosova do të preket nga një pandemi ekonomike

Kosovë

Gërxhaliu: Pas Covid-19, Kosova do të preket nga një pandemi ekonomike

news image

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se beteja me koronavirusin do të kalojë, por vendin do ta presin sfida edhe më të mëdha në luftë me pandeminë ekonomike dhe rimëkëmbjen e saj.

Sipas tij, për dallim nga vendet tjera që synim e kanë eliminimin e efekteve negative nga koronavirusi, Kosova lufton në tri fronte, atë me pandeminë e koronavirusit, aspekti ekonomiko-social dhe jo stabiliteti politik.

“Kosova ka hyrë nga kriza në krizë dhe efektet e kësaj krize do të jenë shumë të mëdha, mirëpo çka e dallon Kosovën nga vendet në rajon dhe më gjerë është fakti se ato vende kanë vetëm një synim dhe ai është të minimizohen efektet negative nga Covid-19, ndërsa Kosova lufton në tri fronte. Fronti i parë është kororanavirusi, i dyti është aspekti ekonomiko-social dhe i treti është jo stabiliteti politik, që në një far forme po e dëmton qytetarin e Kosovës shumë më tepër se frika nga koronavirusi”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, efektet negative nuk mund të sanohet me deklarata sterile. Madje, pas pandemisë me koronavirus, ai thotë se do të kemi një pandemi ekonomike.

“Nuk munden të sanohen efektet negative të kësaj pandemie ekonomike vetëm me deklarata sterile, kalojnë një muaj dhe nuk kemi analizë të mirëfilltë të sektorit të goditura, nuk kemi një debat të mirëfilltë me sektorin privat për të deklaruar dëmet nga ndalimi i aktiviteteve ekonomike, dhe nëse nuk e din ku je, do ta kesh shumë të vështirë pastaj. Kështu që besoj se duhet të shkarkohemi nga popullzimi, duhet të lirohemi nga protagonizmi, duhet të kemi qasje ekonomike në aspektin studiues dhe tek atëherë të flasim për pasojat”, ka theksuar Gërxhaliu për EO.

Ish-kryetari i Odës Ekomonike, thotë se kemi rënie më shumë se 200 milionë nga ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, është grushti më i madh që është duke i dhënë stabilitetit social dhe ekonomik në Kosovë.