image Gërvalla thotë se Kosova do të përpjeket për të çrrënjosur dënimin me vdekje

Politikë

Gërvalla thotë se Kosova do të përpjeket për të çrrënjosur dënimin me vdekje

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje

Zëvendëskryeministrja është shprehur mirënjohëse që u ftua të merrte pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin.

Gërvalla ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje.

“Mirë që mora pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin me ftesë të koleges sime të dashur gjermane, Anna Baerbock dhe ministrit të Drejtësisë, Marco Buschmann. Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje”, ka shkruar ajo në Twitter.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të hënën e 14 nëntorit ka udhëtuar drejt Berlinit.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se Gërvalla do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin ku do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje”, thuhet në njoftim.

Kongresi i tetë botëror kundër dënimit me vdekje do të mbahet nga 15-18 nëntor në Berlin të Gjermanisë, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe me bashkë-sponsorizim nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Zvicra.

/GazetaSinjali/