image Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova dhe Metohia”, vetëm Republika e Kosovës

Politikë

Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova dhe Metohia”, vetëm Republika e Kosovës

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po e përfaqëson Kosovën në Këshillin e sigurimit të OKB-së.

Ajo i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit serb për emërtimin e vendit, i cili sipas tyre quhet “Kosova dhe Metohia”.

Gërvalla tha se me këtë emër nuk ekziston asnjë vend në botë.

“Nuk ka vend në botë në këtë glob që quhet “Kosovë dhe Metohi”. Është Kosovë, Kosova apo Republika e Kosovës. Do të ishte e njëjta gjë që sa herë ta përmend unë Serbinë të fillojë ta quaj Kalevinë apo në ndonjë emër tjetër por nuk do ta bëjë këtë gjë”, tha Gërvalla.

/GazetaSinjali/