image Gërvalla me homologen në Kanada: Serbia rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore

Politikë

Gërvalla me homologen në Kanada: Serbia rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, është takuar me homologen e saj në Kanada, Melanie Joly, duke theksuar se Serbia përbën rrezik për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore, raporton Gazeta Sinjali.

“Në shënim të 25-vjetorit të pranimit të refugjatëve nga Kosova dhe 15-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, me qëllim të fuqizimit të miqësisë dhe përparimit të projekteve me interes të përbashkët, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë një vizite zyrtare në Kanada ka zhvilluar takim me Ministren e Punëve të Jashtme, Mélanie Joly”, thuhet në njoftim.

“Gjatë këtij takimi, e shoqëruar edhe nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, pasi e falënderoi për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës në çlirimin, rindërtimin dhe zhvillimin e saj, Ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë duke theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë, e cila sot përbën një rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore.”

Sipas njoftimit, Gërvalla dhe Joly kanë diskutuar rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat.

“Në fund të takimit, Gërvalla i dhuroi Ministres Joly pullën postare që simbolizon 15-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën.”

/GazetaSinjali/