image Gërvalla: Kosova s’ka marrë ftesë zyrtare për “Open Ballkan”

Politikë

Gërvalla: Kosova s’ka marrë ftesë zyrtare për “Open Ballkan”

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme, ka folur edhe për “Open Balkan”, ku ka deklaruar se Kosova nuk ka marrë asnjëherë ftesë zyrtare.

Ndërsa, sa i përket çështjes së anëtarësimit në organizata ndërkombëtare ajo ka thënë se kanë një strategji të qartë të formuluar dhe punuar me shumë kujdes për anëtarësim.

Jemi deklaruar qartë se as nuk kërkojnë alternativa ndaj anëtarësimit në BE-së e as për iniciativat që më shumë janë fjalë goje. Republika e Kosovës nuk ka marrë asnjëherë një përshkrim për çfarë është ‘Open Ballkan’ e nuk ka marrë as një ftesë zyrtare për të qenë pjesë e saj përveç asaj që është deklaruar“, tha ajo.

Gërvalla tutje ka shtuar se nuk presin ndonjë rezultat nga takimet me Serbinë pasi sipas saj në pranverën e ardhshme presidenti serb, Aleksandar Vuçiq hyn në zgjedhje.

Ndër të tjera, Gërvalla tha se në muajt e fundit ka një ashpërsim të gjuhës nga Serbia.

Kemi një ashpërsim të qartë të gjuhës së Serbisë dhe aleatit të saj, Rusisë, në raport me rajonin dhe me Kosovën. Kemi një rritje të agresivitetit të Serbisë në raport me fqinjët e saj. Dje ka pas njëfarë reagimi nga ana e Kosovës, por ne si Kosovë kemi qenë shumë të qartë në sensibilizimin e partnerëve dhe të fqinjëve rreth rrezikut real që paraqet gjuha që Serbia ka zgjedhur ndaj muajve të fundit. Kemi qenë shumë të qartë për atë që nevojitet një përgjigje e hapur dhe e koordinuar mirë lidhur me këto veprime dhe me rritjen e influencës ruse”.

/GazetaSinjali/