image Gërvalla i reagon Rusisë e Serbisë: Kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi, anëtarët e UÇK-së mbrojtën shtëpitë e tyre

Politikë

Gërvalla i reagon Rusisë e Serbisë: Kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi, anëtarët e UÇK-së mbrojtën shtëpitë e tyre

news image

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i është përgjigjur përfaqësuesve të Serbisë dhe Rusisë në KS të OKB ku po diskutohet për mandatin e UNMIK-ut.

Gërvalla i reagoi ashpër ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviq i cili tha se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Nuk dua të humbasë shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë”.

“E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit. Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UÇK-në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre. Anëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha ajo.

/GazetaSinjali/