image Georgina Rodriguez shkëlqen në fustanin e dizenjatores kosovare

Bota e Yjeve

Georgina Rodriguez shkëlqen në fustanin e dizenjatores kosovare

news image

Në evenimentin madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku Cristiano Ronaldo u shpall futbollisti i shekullit, ai u shoqërua nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez dhe djali i tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo që bie në sy është pamja elegante e Georginës.

Modelja ishte e veshur me një fustan të kuq, të dizejnuar nga dizenjatorja kosovare Lia Stublla.

Ndryshe, kjo nuk është hera e  parë që bukuroshja është e veshur nga Lia Stublla./GazetaSinjali/