Pasi u shpall kampione e botës në kategorinë “wellnes”, sportistja kosovare Gentiana Beqa ka fituar edhe dy medalje të tjera duke u shpallur edhe “Kampione e Mesdheut”.
Beqa së fundmi rrëmbeu dy medalje të arta brenda një nate në dy disiplina “Woman’s wellness Open” dhe “Master Woman’s Wellness 35 years Over”.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes postimit në rrjetin social Instagram.