Në një mbrëmje plot emocione dhe shkëlqim, “Miss Shqiptarja në Botë 2024” kurorëzoi fituesen, duke e shpallur Adea Luta si femrën më të bukur shqiptare në botë.
Spektakli, i organizuar nga agjencioni lider i modës, Gecjan Fashion Group nën drejtimin e producentit Ilir Geci, u mbajt në Prishtinë në prezencën e mbi 1000 shikuesve në Klan Arena dhe mblodhi vajza shqiptare nga shumë vende të botës.
Fituesja, e cila përfaqësoi qytetin e Pejës, mahniti jurinë dhe publikun me bukurinë, elegancën dhe prezantimin e saj të shkëlqyer.
Ajo u vlerësua si Ikona e bukurisë në botën shqiptare, nga juria profesionale e përberë nga:
Ilir Geci, organizator i spektaklit dhe producent i Gecjan Fashion Group, Arian Idrizaj pronar i Kolegjit dhe Spitaleve Rezonanca, Naime Jakupi nga Studio Naimja, Damian Maciuszek producent i Angel Of the World nga Polonija, Melika Dora modele dhe bashkëpunëtore e GfG models në Turqi dhe Rikard Memaj partner dhe bashkëpunëtor i GfG Models në Zvicër.
Përveç kurorës prestigjioze, me Shqiponjën dy krenare te flakëruar në Flori dhe të stolisur me gurë diamant, ajo u shpërblye me bursën e dytë të studimit që në total arrin vlerën prej 5000€ dhe kontratë bashkëpunimi 3 vjeçare me Gecjan Fashion Group, duke hapur dyer për karrierën e saj të ardhshme.
Shoqërueset e Miss Shqiptarja ne Bote 2024 u zgjodhën:
Shoqëruesja e katërt: Marigona Sallahaj
Shoqëruesja e tretë: Luiza Zeqiri
Shoqëruesja e dytë: Llaura Marovic
Shoqëruesja e parë: Kristina Kotorri
Te gjitha shoqërueset u shpërblyen me fustane në vlerë prej 2000€ në total nga kreatorja Kaltrina Ramadani.
Një nga çmimet kryesore të spektaklit ishte dhe Miss Diamond 2024, çmim të cilin e fitoi bukuroshja Kristina Kotorrri nga Elbasani, e cila mori si shpërblim një gjerdan floriri të stolisur me diamante me vlerë mbi 3000 euro, i cili u dhurua në skenë nga producenti i spektaklit, Ilir Geci.
Çmime të tjera që u ndanë në këtë spektakël ishin edhe:
Miss Sharmi 2024 – Luiza Zeqiri,
Mis Elegance 2024 – Llaura Maroviç,
Miss Fotografia 2024 – Marigona Sallahaj,
Miss Inteligjenca 2024 – Kanita Ballovci,
Miss Smile 2024 – Aurela Krasniqi,
Miss Press 2024 – Erilda Brati,
Miss rrjetet sociale – Suela Imeri,
Best Style 2024 – Lejmonda Bajoku
Best Body 2024 – Leandra Latifi
Best Face 2024 – Marigona Sallahaj
Çmimet si Misset e qyteteve të Kosovës dhe disa shteteve ku jetojnë Shqiptarë u fituan nga:
Samira Sylejmani – Miss Gjilani,
Adea Lutaj – Miss Peja,
Kanina Mullahasani – Miss Gjakova,
Lejmonda Bajoku – Miss Prishtina,
Suela Ajeti – Miss Lipjani,
Vlerë Gashi – Miss Fushë Kosova,
Suela Imeri – Miss Mitrovica
Leandra Latifi – Miss Prizreni
Mihrija Bekolli – Miss Malisheva
Medina Sadikaj – zonjusha Deçani,
Anisa Gashi – Miss Drenas,
Marigona Sallahaj – Miss Gjakova
Llaura Maroviq – Miss shqiptarja në Mal të Zi,
Lorita Hasanaj – Miss Shqiptare Suedia,
Elona Hajrizaj – Miss Shqiptarja në Austri.
Miss shqiptarja në diasporë u fitua nga Elona Hajrizaj.
Çmimin për “Modelja më e mirë shqiptare 2024” e mori bukuroshja gjakovare, Kanina Mullahasani.
Në këtë spektakël madhështor u shpërblyen edhe imazhet e kompanive partnere në spektakël,
Si imazh i Rezonancës, çmimi i takoi bukuroshes nga Peja Adea Luta, e cila fitoi një bursë prej 2000 eurosh në kolegjet më moderne në Kosovë Rezonanca.
Ndërsa si imazhet e Elgon Kosovës u zgjodhën Kanina Mullahasani dhe Samira Sylejmani.
Një tjetër çmim shumë i rëndësishëm në këtë eveniment u nda edhe nga publiku i shumtë i pranishëm në Klan Arenë, i cili përmes duartrokitjeve zgjodhi bukuroshen nga Prishtina, Luiza Zeqiri për çmimin Miss Publiku.
Miss Miqësia në Miss Shqiptarja në Botë u zgjodh nga Kanita Ballovci.
Ne fund të këtij spektakli producenti Ilir Geci dhe prezantuesja e cila shkëlqeu përgjatë gjithë mbrëmjes, Lorina Dula, falënderuan të gjithë të pranishmit duke e përmbyllur kështu këtë mbrëmje madhështore.
Ky spektakël unik vazhdon të promovojë bukurinë shqiptare duke u dëshmuar si eventi më madhështor i bukurisë në rajon.