image Geci: Pas vdekjes së Adem Jasharit dhe pas ndarjes së fondeve filloi përçarja në UÇK

Kosovë

Geci: Pas vdekjes së Adem Jasharit dhe pas ndarjes së fondeve filloi përçarja në UÇK

news image

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ka thënë se me urdhër të Adem Jasharit në vitin 1992 ai së bashku me dy shokë të tij kanë kryer aksionin e parë kundër forcave serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se për të gjitha këto aksione të armatosura ndaj ushtrisë serbe, LDK-ja ka qenë në dijeni. Po ashtu ai tregoi se deri pas vrasjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, nuk kishte ndonjë ndarje.

“Pak para vrasjes së Adem Jasharit kanë shkuar disa letra në zyrën e LDK-së në Zvicër. Bashkë me Adem Jasharin, Rexhep Selimin ishim në odën e Abedin Rexhës dhe e hapa këtë temë. Thashë po shkojnë disa letra kërcënuese. Adem Jashari tha kush po i dërgon këto letra. Më pas Rexhep Selimi tha se këto janë letra përçarëse dhe e tejkaluam këtë situatë dhe kënduam deri në mëngjes”, tha Geci në TV Dukagjini.

Ai shtoi se pas vrasjes së Adem Jasharit dhe pas ndarjes së fondeve të luftës, kishte filluar edhe përçarja e UÇK-së.

“Pasi u themelua fondi “Vendlindja Thërret” dhe fondi i Bukoshit u nda edhe lufta. Këtë le ta di gjithë bota. Paratë e kanë ndarë luftën. Përçarjen e kanë bërë vetëm paratë. Deri atë kohë nuk kemi pasur probleme”, tha ndër të tjera Gani Geci.

/Gazeta Sinjali/