image Geci: Pas intervistimit të Thaçit, një hetues nga Haga më ka ftuar për të më marrë në pyetje

Kosovë

Geci: Pas intervistimit të Thaçit, një hetues nga Haga më ka ftuar për të më marrë në pyetje

news image

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci ka thënë se është ftuar nga një hetues i Dhomave të Specializuara në Hagë për t’u intervistuar në muajin shtator.

Geci ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, ndërsa ka shtuar se nuk ka nevojë për avokat.

“Te dashur miq, pas marrjes në pyetje të presidentit të Republikës së Kosovës nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Hagë, dje pasdite kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues i Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës për krime të luftës dhe më është thënë se muajin shtator duhet të udhëtojë për në Hagë për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale. Unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që ditët në vijim do të ma sjellin edhe ftesën me shkrim”.

“Unë do ta shfrytëzoj të drejtën time ligjore dhe do t’i përgjigjem kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për aq sa mundem dhe di.
Dua të theksoj se unë nuk kam nevojë për avokat. Avokat për veten time jam vetë”, ka shkruar Geci ndër tjerash. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/GaniGeciLDK/videos/311888053457871/