Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, e ka thumbuar deputeten e AAK-së në largim, Donika Kadaj-Bujupi, lidhur me deklaratat e saj për kryeminsitrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Gecaj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ia ka kujtuar Kadaj-Bujupit se dikur e quante Haradinajn komandant të Vuçiqit.
Shkrimi i plotë i Bajram Gecajt:
CILI ËSHTË KOMENTI JUAJ!
“Kadaj-Bujupi: Ramush Haradinaj rreziku më i madh i planeve të Serbisë! [deklarim i sotëm i zyrtares së AAK]
“Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselit, Veselinoviqit, Listës Serbe dhe Vuçiqit. Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi”, kishte shkruar Donika Kadaj Bujupi më 09 shator 2017! [atëherë zyrtare e LVV].
/Sinjali/