image Gazmend Muhaxheri synon mandat të katërt si kryetar i Pejës

Politikë

Gazmend Muhaxheri synon mandat të katërt si kryetar i Pejës

news image

Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se do të kandidojë për mandatin e katërt në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 12 tetor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që nëntë kryetarët aktualë të komunave të vazhdojnë garën për mandatin e ri.

“Po, ne si kryesi e LDK-së kemi vendosur që 9 kryetarët aktualë të komunave të garojnë, e së shpejti do t’i shtohet edhe pjesa tjetër që do të jenë në garë më 12 tetor”, tha Muhaxheri në një intervistë për RTK.

Ai gjithashtu bëri të ditur se listat e kandidatëve duhet të finalizohen deri më 13 gusht dhe se LDK po punon që lista të jetë gati javën e ardhshme.

Zgjedhjet komunale në Kosovë janë planifikuar të mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/