Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Mirëpo jo të gjithat e nxorën fituesin pasi 21 prej tyre do të shkojnë edhe në një raund tjetër të zgjedhjeve.
E pas numërimit të votave të rregullta, janë numëruar edhe ato me postë.
Por një nga komunat që i ka ikur balotazhit është ajo e Pejës, sepse kryetari aktual Gazmend Muhaxheri, ka arritur ta fitojë edhe një mandat.
Muhaxheri, që është kandidat i LDK-së, prinë edhe në votat e diasporës. Ai ka marrë 233 vota.
Ndërsa pas tij, kandidati i LVV-së, Gazmend Agusholli, ka marrë 71 vota.
I treti është kandidati i AAK-së, Rrustem Berisha, me 55 vota.