Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ndodhej për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku nuk i ka shpëtuar provokimit të një gazetari shqiptar.
Furkan Saliu kishte zgjedhur të vishte një bluze me figurat më të njohura shqiptare dhe me mbishkrimin: “Sapo dolëm nga pylli”.
Kjo zgjedhje e gazetarit është bërë për të ironizuar deklaratën fyese të Bërnabiq ndaj liderëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i quajti “njerëz që kanë dalë nga malet”.
Gazetari e pyeti kryeministren përse nuk po hapet pika kufitare Preshevë-Llojan, ndërkohë që Brnabiq tha se po shqyrtohet si mundësi.
Ajo nuk bëri asnjë koment mbi bluzën ku ndodheshin, ndër të tjera fotot e Nënë Terezës, Xherdan Shaqirit, Rita Orës, Bebe Rexhës apo Majlinda Kelmendit./TCH/