image Gazetari serb kthehet në Kosovë: Jam në vendin tim ku i kam rrënjët, zemrën e jap për Kosovën

Sociale

Gazetari serb kthehet në Kosovë: Jam në vendin tim ku i kam rrënjët, zemrën e jap për Kosovën

news image

Gazetari serb, Radomir Dimiq është kthyer në Kosovë, pasi siç shprehet ai jetesa është shumë herë më e mirë se në Serbi.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka ardhë për arsye materiale apo financiare, por për t’u takuar me shoqërinë e tij me të cilën do të bisedojë “si ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë në një Kosovë multietnike”.

“Arsyeja e ardhjes para se të gjithash është kthimi në vendin tim, aty ku i kam rrënjët dhe punoj në të mirë të paqës. Unë jam ithtar i Kosovës multietnike dhe si i tillë që nga viti 2008 luftoj për paqe, mirëqenie dhe bashkëjetesë ndërmjet të gjitha komuniteteve, për marrëdhënie të mira ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve”

“Në këtë kuptim, si pjesëtar i Kosovës multietnike, i ftoj të gjithë serbët që të integrohen dhe të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës”

“Unë jam gati që të jap kontributin tim në Ministri apo në ndonjë institucion tjetër. Unë jam gati që të jap zemrën time për Kosovën”, shtoi ndër tjera Dimiq për RTK.

/GazetaSinjali/