image Gazetari rus ish-kritik i ashpër i Putin vdes në mënyrë misterioze në Ukrainë

Botë

Gazetari rus ish-kritik i ashpër i Putin vdes në mënyrë misterioze në Ukrainë

news image

Gazetari rus Andrey Babitsky , ish-kritik i ashpër i presidentit Putin, i cili ka mbështetur autoritetet ruse që nga viti 2014, ka vdekur në moshën 57-vjeçare, raportojnë mediat ruse.

Babitsky u cilësua si tradhtar për raportimin e tij për luftën e Rusisë në Çeçeni nga pala rebele për Radio Liberty dhe në një periudhë u mbajt në robëri nga trupat ruse.

Por tetë vjet më parë ai u shkarkua nga Liberty pasi shprehu mbështetjen për aneksimin e Krimesë nga Rusia nga Ukraina, raporton BBC.

/GazetaSinjali/