image Gazetari i luftës nga Drenica: Ja si e takova Thaçin për herë të parë në Skenderaj, publikon “sekrete” të pathëna për të

Gazetari i luftës nga Drenica: Ja si e takova Thaçin për herë të parë në Skenderaj, publikon “sekrete” të pathëna për të

news image

Gazetari nga Drenica, Sabit Istogu ka kujtuar momentin e parë të takimit me Hashim Thaçin. Ky takim i Istogut me Thaçin kishte ndodhur rastësisht në një kafene në Skenderaj gjatë kohës së luftës. Istogu përmes një postimi në Facebook, ka zbuluar detaje se çfarë i tha Hashim Thaçi dhe cila ishte kërkesa e Thaçit në luftë. Tutje, Istogu tash kritikon Thaçin për dekorimin e gazetarëve të Bllacës ndërsa ai është harrur.

Ja postimi i plotë:

SI DHE KU U NJOHA HSHIM THAÇIN

Presidenti dekoron gazetarët e Bllacës

Ishte gushti i vitit 1998 ditë me vapë të madhe, kur ne Qirëz të Drenicës dhe fshatrat përreth, ishin grumbulluar me mia njerëz të zhvendosur nga vatrat e tyre,si pasoje e vrasjeve dhe represionit të ushtrisë serbe. Unë, pasi u informova për gjendjen e tyre, por edhe mora informacione tjera, po bëhesha gati te kthehesha në Skenderaj qe të i përgatis informacionet e ditës për RTSH, ’’Rilindjen’’e radion Doiqe-Vele, por paraprakisht hyra ne një kafene për të u freskuar me diçka të ftohtë. Ne një kënd të kësaj kafeneje, kishte qenë edhe Hashim Thaçi me 4 apo 5 shokë të tij të uniformuar ne rroba të UÇK-së dhe të armatosur me nga një automatik, e që unë nuk i njihnja, por ne të dalë u përshendetëm me Xhavit Nurakun, i cili ishte në shoqëri me ta, e me të cilin njiheshim ne teatrin e Skenderajt.

Pasi dola disa metra larg lokali, Xhaviti nga mbrapa me preku ne krah, dhe pasi u përshendetëm me të, me tha se po më kërkonte Hashim Thaçi, nëse mund të kthehem. Hashimi u nda nga shokët, u ulem ne një tryezë tjetër vetëm ne të dy. Porositi nga një birrë, dhe fillimisht më falenderoj shumë, që unë si gazetar dhe kronist lufte, sipas vlersimit të tij, po e kryeja punën në mënyren më të mirë të mundshme nga vendi i ngjarjeve, dhe mu lut që vetëm të vazhdoj në këtë mënyrë. Bile me tha ,se unë nuk kam nevojë të heq për asgjë, vetëm te kërkoj çka të duhet, dhe çdo nevojë do te më plotësonte, vetëm qe unl të veproj me intensitetin informues që po veproja ,me tha. Mua deri atë ditë asnjëherë nuk me kishte shkuar në mendje se duhet kërkuar dikujt diçka, për punën dhe angazhimin qe beja, sepse e kuptoja si detyrim timin në shërbim të luftës e lirisë, dhe nuk me shkonte mendja të kërkoja diçka si shpërblim për këtë.

Të them te drejtën u ndjeva mirë që me falënderoj, dhe kjo më nxiti që unë frymzohem për angazhime edhe me të fuqishëm, duke menduar se puna ime prej gazetari të luftës po u vlersueka aq mirë.

E përmenda këtë rast, jo për të u krenuar sot, por po e pyes veten time, a është sot ai Hashim Thaçi i atëhershëm ai që më lavdronte aq shumë, e që pas lufte nuk me falënderoj asnjëherë, kurse tash, herë pas herë shoh e dëgjoj se si ai si president i vendit, merr guximin të dekoroj një numër gazetarësh të Bllacës, dhe të tjerë që në kohë luftë kishin ikur e qendronin më tepër në Shqipëri, pa qenë asnjëher në zonat e luftës, e që sot shkruajn libra të gënjeshtërta gjoja për luftën, duke i mbushur me plot të pavërteta pa ,e jo ata që sakrifikuan për të informuar nga vatrat e luftësi në Drenicë, dukagjin Zekë Sinanin, Llapusha Prend Buzhalen e të tjerë, të cilët edhi ishin maltretuar rënd ngë policia e pushtuesit serb. por që vërtet dhanë kontribut të madh. Tash në këtë kohë djalli, gazetarët qe atëher ike, tash dekorohen nga presidenti ynë,e besa ashtu si kam parë e dëgjuar, ata edhe kan fituar status të veteranit e të invalidit të rrejshëm ,pa qenë farë në luftë dhe pa i prekuar kund plumbi i pushkës.

Le të jetë kjo ndërgjegja e presidentit tonë.