Gazetari, Halil Berisha, ka përfunduar dëshminë në seancën gjyqësore në rastin ku po gjykohen ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Berisha në Gjykatën Speciale u morë në pyetje për pjesëmarrjen në konferencat e organizuara nga OVL e UÇK-së, ku u publikuan dokumente të Gjykatës Speciale.
Më tutje, gazetari kosovar u pyet edhe për shkrimet që kishte bërë lidhur me ato dokumente dhe për atë nëse ka pasur persona me të cilët gazetari Berisha i ka ndarë ato dokumente./GazetaSinjali/