COVID-19

Të infektuar

1052

Të shëruar

820

Të vdekur

30

Njoftim/ Gazetarëve dhe punonjësve medial nuk u kufizohet lëvizja

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gazetarëve dhe punonjësve tjerë medial nuk u kufizohet lëvizja.

AGK më tej sqaron se të gjithë punonjësit medial duhet ta kenë me vete ID-në e punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Asociacioni bën të ditur se kanë kontaktuar me Zëdhënësin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu dhe sa ai ka thënë që komuniteti i mediave, gazetarët dhe ekipi përcjellës, mund ta vazhdojnë punën.

“Komuniteti i mediave, gazetarët dhe ekipi përcjellës, mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të rregullt, në përputhje me urdhëresat të cilat tashmë janë në fuqi. Gazetarët, kameramanët, fotoreporterë dhe punetorët medial duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional. Gjithashtu, udhëtimin e tyre gjatë përcjelljeve të ngjarjeve në teren, ta bëjnë me vetura zyrtare dhe të regjistruara si pronë e mediumit ku ata punojnë”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Kryeziut, njofton AGK.

NJOFTIM:Gazetarëve dhe punonjësve tjerë medial nuk u kufizohet lëvizja, me vete ta kenë ID-në e punësPRISHTINË,…

Gepostet von Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK am Dienstag, 24. März 2020

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme si masë tjetër parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, ka marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00. Këtë vendim të Qeverisë, e ka konsideruar si antikushtetuese presidenti i vendit Hashim Thaçi si dhe liderët politik.

Në Kosovë deri më tani janë të konfirmuara 61 raste me koronavirus dhe është shënuar një viktimë./Gazeta Sinjali/ 


Shpërndaje artikullin