image Gazeta Sinjali ua uron të gjithëve 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

Kosovë

Gazeta Sinjali ua uron të gjithëve 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

news image

Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Aktivitetet e ndryshme për shënimin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, fillojnë me homazhet që do të bëhen tek varret e dëshmorëve, për të vazhduar pastaj me aktivitete tjera.

Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Kryeministër i parë u zgjodh Ismail Qemajli, i cili edhe udhëhoqi procesin dhe ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.

Në deklaratën e shpalljes, kufijtë e Shqipërisë përfshinë dhe trojet shqiptare që sot nuk i takojnë Shqipërisë gjeografike, por që në konferencën e Londrës, Shqipërisë iu morën më shumë se 60 % e territoreve të saj.