image Gazeta gjermane shkruan se ikja e mjekëve nga Shqipëria është dramatike

Shqipëri

Gazeta gjermane shkruan se ikja e mjekëve nga Shqipëria është dramatike

news image

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka shkruar një artikull për ikjen e mjekëve nga Shqipëria dhe zbrazjen dramatike të institucioneve shëndetësore.

Në artikull gazeta gjermane ka renditur disa arsye për ikjen e mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë.

Gjithashtu ka përmendur se në Gjermani, në fund të vitit 2019 punonin 765 mjekë shqiptarë, 21% më shumë se në vitin 2018.

Ndërkaq, rrogat e personelit mjekësor në Ballkan janë dy të tretat më të ulëta se mesatarja e BE-së.

FAZ shkruan:

1. Askund në Europë numri i mjekëve dhe infermierëve për kokë banori nuk është më i ulët se në Shqipëri;

2. Në fillim të dekadës 7 për qind e mjekëve shqiptarë punonin në botën e jashtme. Në vitin 2019 ishin 18 për qind;

3. Në fund të vitit 2019 në Gjermani punonin 765 mjekë me shtetësi shqiptare – 21 për qind më shumë se vitin e mëparshëm. Pas Shqipërisë renditen Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja;

4. Për të përballuar ikjen masive të mjekëve vendet si Rumania, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia kanë reaguar dhe po arsimojnë më shumë mjekë dhe infermierë në 100 mijë banorë, në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së. Lidhur me këtë Shqipëria dhe Kosova nuk përmenden në raportin e gazetës gjermane;

5. Rrogat e personelit mjekësor në Ballkan janë dy të tretat më të ulëta se mesatarja e BE-së./ Gazeta Sinjali/