Gazeta e përditshme ushtarake amerikane “Stars and Stripes” ka publikuar një fotografi të rrallë të luftës së fundit në Kosovës, ku shihet prezenca e NATO-s në atë kohë në Kosovë.
Në përshkrimin e gazetës tregohet se fotografia është realizuar në Viti, ku shfaqet një grua pranë një traktori që ajo dhe familja e saj e kanë përdorur për transport.
“Një grua shqiptare qëndron në hije, poshtë mbishkrimeve serbe duke inkurajuar forcën dhe unitetit, ndërsa ushtarët patrullues të SHBA-së kalojnë pranë traktorit që shërben si mjet transporti i familjes së saj”, thuhet në përshkrim.
Tutje në përshkrim tregohet se forcat e NATO-s po ia mësynin fshatrave të Vitisë për të ofruar sigurinë dhe paqe në vend.
“Ushtarët hipën në automjetet e tipit Bradley Fighting, pastaj shkuan nëpër fshatra për të treguar prani të fortë të NATO-s”, thuhet tutje./Gazeta Sinjali/